Lajme nga Bota

Skandali në Bruksel që u përpoq të fshihej: Policia mësyn në orgjinë me eurodeputetë dhe diplomatë të BE-së

Skandali në Bruksel që u përpoq të fshihej: Policia

Ndërsa prej muajsh japin rekomandime për të respektuan rregullat anti-Covid, një grup diplomatësh dhe një eurodeputet në Bruksel janë përfshirë në një skandal, në një festë seksi pjesë e së cilës ishin 25 persona, të premten e javës së kaluar.

Një deputet hungarez dha dorëheqjen pasi u kap në orgji, ku u gjet edhe drogë. Eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer raportohet se u përpoq që të largohej nga orgjia, duke u hedhur nga dritarja, në kohën që policia mësyu.

Skandali në Bruksel që u përpoq të fshihej: Policia
Jozsef Szajer

Eurodeputeti 59-vjeçar i martuar u përpoq që të arratisej, duke u hedhur nga kati i parë, ndërsa raportohet se dëmtoi këmbën dhe u kap nga policia. Ai më pas u përpoq të kërkonte imunitet diplomatik, sipas mediave belge, para se të lirohej me një paralajmërim.

Skandali në Bruksel që u përpoq të fshihej: Policia

Në vendngjarje u arrestuan 25 persona, kryesisht burra, të cilët ishin të zhveshur. Policia u njoftua nga fqinjët, të cilët ishin shqetësuar nga zhurma rreth orës 21:30.

Tableta Ecstasy u gjetën gjithashtu në një çantë shpine që i përkiste Szajer, thanë prokurorët, por ai mohoi të ishin të tijat. Media belge raportoi se pjesëmarrësit e përfshinin gjithashtu një numër diplomatësh të BE-së, të cilët nuk janë identifikuar.

Skandali në Bruksel që u përpoq të fshihej: Policia

Szajer dha dorëheqjen papritur të dielën, dy ditë pas ngjarjes dhe fillimisht nuk dha asnjë shpjegim - duke thënë vetëm se ai ishte nga një lodhje mendore. Por të martën, ndërsa lajmet për orgjinë filluan të qarkullonin në shtypin belg, ai pranoi të ishte në këtë festë dhe kërkoi ndjesë publike. "Një gazetë në shtypin belg publikoi sot një histori rreth një feste në Bruksel të premten ku unë isha pjesë. Pasi policia më kërkoi identitetin - sepse nuk kisha një kartë identiteti - deklarova se isha anëtar i Parlamentit Evropian. Policia u mor me rastin, më dha një paralajmërim verbal dhe më solli në shtëpi. Nuk kam përdorur drogë, i ofrova policisë të më bënte një provë, por ata nuk e bënë. Policia tha se u gjet një pilulë ekstazie. Nuk ishte e imja, nuk e di kush apo si e solli. Bëra një deklaratë në polici për këtë. Më vjen keq që kam shkelur rregullat e izolimit, ishte e papërgjegjshme nga ana ime, do të marr dënimet përkatëse për këtë”.

Skandali në Bruksel që u përpoq të fshihej: Policia

Festa e fshehtë thuhet se ishte organizuar në katin e parë mbi një kafene, ku u gjet edhe drogë. Besohet se të gjithë ata që ishin të përfshirë u lanë të lirë me një gjobë dhe një paralajmërim. Detajet e incidentit u konfirmuan nga prokurorët në Bruksel, por nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga zyrtarët në Parlamentin Evropian./ Burimi The Sun

*Ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al