Lajme nga Bota

Skandali në McDonalds: Ish shefi kishte pasur lidhje me tre punonjëse në të njëjtën kohë, si mashtroi dhe mori milionat

Skandali në McDonalds: Ish shefi kishte pasur lidhje me tre punonjëse

Akoma pa e marrë veten nga pagesa e majme që iu bë ish shefit ekzekutiv Steave Easterbook që të pranonte pushimin nga puna pa hapur çështje gjyqësore, në dritë dalin detaje të tjera nga skandali për lidhje me një nga punonjëset e stafit.

Tashmë kompania e njohur ka paditur ish shefin ekzekutiv pasi ai ka mashtruar, në të vërtetë ai kishte pasur lidhje me tre punonjësve në të njëjtën kohë, ndërkohë që rregullorja nuk lejon marrëdhënie seksuale me anëtarët e stafit.

Skandali në McDonalds: Ish shefi kishte pasur lidhje me tre punonjëse

Pasi u shkarkua vitin e kaluar, ai mori një pagesë të majme për shkak se ai gënjeu bordin duke thënë se marrëdhenia ishte konsensuale. Kompania vendosi që gjithsesi ait ë largohej nga posti duke i dhënë një shumë prej 40 milionë dollarësh.

Por tani janë gjetur foto dhe video me skena erotike me tre punonjëset e tjera të kompanisë. Vetë Easterbrook i kishte fshirë për shkak të hetimit që do të niste. Por ato u zbuluan nga kontrolli i serverave.

Vetë 53 vjeçari nga Britania, i divorcuar nuk ka reaguar për zbulimet e fundit. Easterbrook drejtoi McDonald's nga marsi 2015 deri në nëntor 2019.