Lajme nga Bota

Shkencëtarët komfirmojnë infektimin e maceve nga njerëzit

Shkencëtarët komfirmojnë infektimin e maceve nga njerëzit

Shkencëtarët skocezë kanë identifikuar dy raste ku pronarët ua kanë kaluar Covid-in maceve të tyre.

Ata kanë thënë se të dyja macet u infektuan pasi morën virusin nga dy pronarët të cilët jetonin në shtëpi të ndara nga njëri tjetri. Një prej maceve përjetoi simptoma mesatare dita ditë pas infektimit ndërsa tjetra nuk mundi t'i mbijetojë sëmundjes.

Me këtë studim, shkencëtarët thonë se duan të përmirësojnë të kuptuarit nëse kafshët shtëpiake mund të luajnë një rol në përhapjen e infeksionit.

Studimi është botuar në Veterinar Record ku theksohet se nuk ka ende një provë të qartë të transmetimit të virusit nga kafsha tek njeriu dhe nëse kafshët luajnë ndonjë rol të konsiderueshëm me situatën epidemiologjike të Covid-it njerëzor.

Ajo që konfirmohet është se njeriu e transmeton virusin tek kafsha.

*Tiranapost.al.