Lajme nga Bota

Skocia bëhet vendi i parë që ofron produkte falas për menstruacionet

Skocia bëhet vendi i parë që ofron produkte falas për

Skocia ka bërë histori në shëndetin publik duke u bërë vendi i parë që ofron produktet e ciklit menstrual pa pagesë.

Sipas legjislacionit që ka hyrë në fuqi të hënën, zyrtarët lokalë dhe ofruesit e arsimit u kërkohet ligjërisht që t'i vënë produktet e ciklit menstrual në dispozicion - pa pagesë - për këdo që ka nevojë për to.

Ata që kërkojnë produktet mund t'i gjejnë pikën e tyre më të afërt të grumbullimit duke përdorur aplikacionin celular PickupMyPeriod, i cili u lançua nga ndërmarrja sociale "Hey Girls" me mbështetjen e qeverisë skoceze.