Lajme nga Bota

Skocia kërkon pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar

Skocia kërkon pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka caktuar datën 19 tetor 2023, në të cilën synon mbajtjen e një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, me apo pa marrëveshjen me Boris Johnson. Sturgeon u shpreh në parlamentin skocez se do t'i shkruante kryeministrit Boris Johnson për ta informuar atë për planet e saj.

Ndërsa Johnson ka refuzuar vazhdimisht thirrjet e saj për një referendum tjetër duke u shprehur se çështja u zgjidh në 2014.

"Ajo që nuk jam e gatshme të bëj, ajo që nuk do të bëj kurrë është të lejoj që demokracia skoceze të jetë e burgosur e Boris Johnson ose e ndonjë kryeministri tjetër. Vendosmëria ime është të siguroj një proces që i lejon popullit të Skocisë, qoftë po, jo apo ende për t'u vendosur, të shprehin pikëpamjet e tyre në një referendum ligjor, kushtetues në mënyrë që pikëpamja e shumicës të mund të vendoset në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Hapat që po hedh sot synojnë ta arrijnë atë", tha kryeministrja e Skocisë.

A nuk ka pasur tashmë një referendum për pavarësinë Skocia?

Po, në shtator 2014, kur votuesve skocezë iu dha zgjedhja për të qëndruar në Mretërinë e Bashkuar ose për t'u bërë një vend i pavarur.

Ata mbështetën qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse pavarësia është kthyer në qendër të vëmendjes tani?

Në të vërtetë, ajo nuk është zhdukur kurrë.

Zonja Sturgeon bëri thirrje për një referendum tjetër - "indyref2" - menjëherë pasi Mbretëria e Bashkuar në tërësi votoi për t'u larguar nga BE në referendumin e Brexit të vitit 2016.

Mbështetësit e Pavarësisë argumentuan se Skocia duhet të marrë të ardhmen e saj në duart e veta dhe të mos jetë më e lidhur me Mbretërinë e Bashkuar dhe qeverinë e saj konservatore.

Sturgeon ka përcaktuar planet e saj për të siguruar një referendum ligjor edhe nëse qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk jep pëlqimin zyrtar.