Lajme nga Bota

Sllovakia ngre dyshimet: Nuk ka prova se vaksina ruse Sputnik V është e sigurt

Sllovakia ngre dyshimet: Nuk ka prova se vaksina ruse Sputnik V është

Autoritetet shëndetësore të Sllovakisë kanë refuzuar të pranojnë administrimin në popullsi të vaksinës ruse “Sputnik V”, duke thënë se siguria dhe efektshmëria e saj ende nuk është vërtetuar.

“Për shkak të pamundësisë që të kemi të dhëna të njoftueshme nga autoritetet që prodhojnë Sputnik V-në, nuk kemi zgjedhje tjetër, veçse të kërkojmë sërish prova të besueshme që të vërtetojnë se vaksina është e sigurt dhe efektshme”- ka deklaruar Komisioni Qendror i Shëndetësisë nga Bratislava.

Kujtojmë se porositja në masë e vaksinave ruse, pa pritur që kjo e fundit të marrë certifikimin nga Agjencia Europiane e Medikamenteve ka shkaktuar një krizë politike në Sllovaki, që ka shpënë në dorëheqje të zyrtarëve të lartë të ekzekutivit dhe ka nxitur edhe thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

Sllovakia ka qenë një nga shtetet e goditura më fort në kontinent nga koronavirusi dhe ishte një nga vendet që ka marrë më pak vaksina të prodhuara në perëndim, kjo dhe për shkak të keq-menaxhimit të skemës së shpërndarjes të vaksinave brenda BE nga ana e Brukselit zyrtar.

Tiranapost.al