Lajme nga Bota

Soltenberg: Kërcënimet bërthamore nga Putin duhen marrë seriozisht

Soltenberg: Kërcënimet bërthamore nga Putin duhen marrë

Sekretari i NATO-s, Jens Soltenberg ka paralajmëruar Putin për pasoja të rënda nëse do të përdori armët bërthamore, ndërsa ka shtuar që kërcënimet duhen marrë seriozisht.

“Rusia duhet ta dijë se lufta bërthamore nuk fitohet dot dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Nuk po them që mundësia e përdorimit të armëve bërthamore është e lartë, por po them që kur shohim vazhdimisht këtë lloj retorike bërthamore nga Rusia, nga Presidenti Putin, duhet ta marrim seriozisht dhe për këtë arsye po i përcjellim mesazhin e qartë që do të ketë pasoja të rënda për Rusinë dhe që nuk duhet të zhvillohet kurrë një luftë bërthamore”, tha Soltenberg.

Reagimi erdhi pas deklaratave të së martës për përdorim të armëve bërthamore me rreze të shkurtër, të bëra nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dimitry Medvedev, i cili si një aleat i ngushtë i Putinit, mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi.