Lajme nga Bota

Sondazhi/ As Biden dhe as Macron! Merkel vlerësohet si liderja më e rëndësishme në perëndim

Sondazhi/ As Biden dhe as Macron! Merkel vlerësohet si liderja më e

Një sondazh i “Pew Research Center” që mati popullaritetin e liderëve botërore dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me politikat globale, ka nxjerrë në pah që kancelarja gjermane Angela Merkel është një lider më i besueshëm për të drejtuar perëndimin sesa homologët e saj Joe Biden dhe Emmanuel Macron.

Rezultatet e Pew tregojnë se 77% e të pyeturve në 16 vendeve të ndryshme kanë shprehur më tepër besim tek roli dhe lidershipi i Angela Merkel sesa drejtuesve të tjerë të shteteve të mëdha. Biden renditet pas saj, dhe i treti më i besuar është Emmanuel Macron, i cili ka humbur terren në krahasim me vitet e kaluara.

Sondazhi/ As Biden dhe as Macron! Merkel vlerësohet si liderja më e

Ndonëse niveli i aprovimit për presidentin amerikan Joe Biden është i lartë në shtete si Suedia, Franca dhe Spanja, Merkel renditet e para në të gjitha këto vende. Paradoksalisht, presidenti amerikan renditet i pari në preferencat e gjermanëve, ndërkohë që britanikët i vlerësojnë po njësoj.

Presidenti Biden është disa herë më popullor në sytë e publikut europian, sesa ish-presidenti Donald Trump dhe shihet si më kompetent për drejtimin e punëve globale.

Sondazhi/ As Biden dhe as Macron! Merkel vlerësohet si liderja më e

Një mazhorancë mes europianëve e konsideronte Trump “të rrezikshëm dhe arrogant”, epitete që vetëm 20% i adresojnë Biden.

Sondazhi/ As Biden dhe as Macron! Merkel vlerësohet si liderja më e

Tiranapost.al