Lajme nga Bota

Sondazhi: Putin, burri më tërheqës i Rusisë! E votuan dhe 18% e meshkujve

Sondazhi: Putin, burri më tërheqës i Rusisë! E votuan dhe

Sipas sondazhit që u zhvillua në Rusi nga faqja superjob.ru, presidenti Vladimir Putin është konsideruar burri më tërheqës i vendit, ndonëse tashmë ai është 68 vjeç.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se 17% e grave që u përgjigjen e përzgjodhën atë si burrin më sexy, ndërkohë që plot 18% e meshkujve ndanin këtë mendim.

“Rusët e konsiderojnë ende Presidentin Putin si njeriun më seksi në vend, ndoshta sepse pushteti është një afrodiziak, por në fakt ai e mban veten në formë për të thënë të vërtetën”- ka shkruar faqja superjob.ru në sondazhin e së cilës morën pjesë 1000 burra dhe 1000 gra në 300 qytete të Federatës Ruse.

Sondazhi: Putin, burri më tërheqës i Rusisë! E votuan dhe

Kjo nuk është hera e parë që Putin zgjidhet si mashkulli më seksi, por është hera e parë që fiton me një marzh kaq të vogël. Megjithatë, arritja nuk është e pakët duke parë edhe moshën, por edhe pakënaqësinë përkundrejt tij pas protestave masive të këtij dimri.

Sondazhi: Putin, burri më tërheqës i Rusisë! E votuan dhe

Tiranapost.al