Lajme nga Bota

SpaceX mund ta bëjë Elon Musk trilionerin e parë në botë

SpaceX mund ta bëjë Elon Musk trilionerin e parë në

Elon Musk, personi më i pasur në botë, me një pasuri të vlerësuar prej 241 miliardë dollarë, mund të bëhet trilioneri i parë, ka parashikuar një bankë investimesh.

Analistët në Morgan Stanley parashikuan se Musk, i cili ka bërë pjesën më të madhe të pasurisë së tij nga kompania e makinave elektrike Tesla, mund të fitojë shumë më tepër para nga biznesi i tij i ri i eksplorimit hapësinor SpaceX.

Analisti Adam Jones vlerëson se SpaceX mund të ketë një vlerë prej 200 miliardë dollarë, dhe të rritet akoma më shumë pasi shfrytëzon një sërë industrish të mundshme, duke përfshirë infrastrukturën hapësinore, vëzhgimin e Tokës dhe eksplorimin e hapësirës së thellë.

"Një klient na ka thënë nëse Elon Musk do të bëhej trilioneri i parë ... nuk do të jetë për shkak të Teslas. Të tjerë kanë thënë se SpaceX përfundimisht mund të jetë kompania më e vlerësuar në botë, në çdo industri."

Jones tha se raketat e Starship të SpaceX që mund të çonin njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe Mars kishin potencialin për të transformuar pritjet e investitorëve rreth industrisë së hapësirës.

"Siç tha një klient," të flasësh për hapësirën para Starship është si të flasësh për internetin para Google. "

Kompania u vlerësua me 100 miliardë dollarë në një shitje aksionesh dytësore këtë muaj, duke e bërë atë kompaninë e dytë më të madhe private në botë, pas firmës së internetit ByteDance. Musk zotëron afërsisht 48% të SpaceX.

Tiranapost.al