Lajme nga Bota

Spanja gjobit me 413 milionë euro Booking

Spanja gjobit me 413 milionë euro Booking

Një rregullator spanjoll ka gjobitur kompaninë e rezervimeve digjitale të akomodimit Booking.com me 413.2 milionë euro për diktimin e kushteve për çmimet e akomodimit në hotele dhe për shtypjen e konkurrencës.

Që nga viti 2019, Booking.com ka përdorur pjesën e saj të tregut, që ndryshon nga 70 në 90 për qind, për të vendosur kushte të padrejta mbi çmimet e akomodimit për hotelet, njoftoi rregullatori spanjoll CNMC.

Hotelet nuk mund të ofrojnë çmime më të ulëta se ato në Booking.com në faqet e tyre të internetit, përcaktoi CNMC, dhe Booking.com mund të përcaktojë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsultim zbritje në dhomat e tyre.


CNMC-ja vendosi dy gjoba prej 206.6 milionë euro në Booking.com. Booking Holdings, kompania mëmë e Booking.com, njoftoi apelimin, duke thënë se nuk ishte dakord me “rezultatin e hetimit të CNMC”, sipas një zëdhënësi. Ata gjithashtu besojnë se mosmarrëveshja duhet të zgjidhet në bazë të Aktit të Tregjeve Digjitale të Bashkimit Evropian.