Lajme nga Bota

Spanja goditet nga stuhia Filomena me 7 të vdekur, banorët: S'kalojmë dot në rrugë

Spanja goditet nga stuhia Filomena me 7 të vdekur, banorët:

Banorët e Spanjës qendrore po vuajnë kushtet ekstreme të motit. Fundjava solli reshje të dendura të dëborës, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi.

Të paktën 7 persona kanë ndërruar jetë për shkak të motit, dy prej të cilëve ishin të pastrehë në Barcelonë. Temperaturat u ulën në minus 25 gradë, në zonën Molina de Aragon dhe Teurel. Ndërsa në pjesën lindore të Madridit mbrëmë u shënua nata më e ftohtë për të paktën 20 vitet e fundit.

Spanja goditet nga stuhia Filomena me 7 të vdekur, banorët:

Spanja u godit nga Stuhia Filomenta dukev veshur rrugët me akull. Molina de Aragon, ku u regjistrua temperatura më e ftohtë brenda natës, është 197 km (122 milje) në veri-lindje të Madridit. Meteorologët e quajtën "Siberia Spanjolle".

Një prej banorëve të zonës tregoi për BBC: Jeta e përditshme na është bërë e vështirë. Ka shumë dëborë. Mezi ecim rrugës nga dëbora. Rrugët janë bllokuar. Të moshuarit po rrezikojnë jetën.

Spanja goditet nga stuhia Filomena me 7 të vdekur, banorët:

Ndërkaq, Spanja po përballet edhe me situatën e pandemisë së koronavirusit. Në valën e parë, ishte një nga dy vendet në Europë me bilancin më të rëndë nga numri i të infektuarve dhe atyre që humbën jetën.

*BBC/ Tiranapost.al.