Lajme nga Bota

Spanja izolon një zonë me 200,000 banorë: Askush nuk lejohet të largohet

Spanja izolon një zonë me 200,000 banorë: Askush nuk lejohet

Rajoni i Katalonjës në Spanjë e ka vendosur në izolim një zonë me rreth 200,000 banorë afër qytezës Lerida, pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid. Qyteti perëndimor do të jetë në izolim nga mesdita e sotme.

Spanja izolon një zonë me 200,000 banorë: Askush nuk lejohet

“Kemi vendosur të kufizojmë zonën Segria pas të dhënave që konfirmojnë një rritje të infeksioneve me COVID-19," tha presidenti rajonal i Katalonjës, Quim Torra, duke shtuar se askush nuk do të lejohej të hyjë ose të largohet nga zona.

Ky vendim u mor në kohën kur në Spanjë kanë filluar pushimet verore dhe është lejuar hyrja e turistëve të huaj nga 12 shtete jashtë Bashkimit Evropian.

Spanja izolon një zonë me 200,000 banorë: Askush nuk lejohet

Spanja më 21 qershor i hapi kufijtë për banorët e shteteve që janë anëtare të zonës Shengen.

Ministrja rajonale e Shëndetësisë, Alba Verges, tha se do të ndalohen tubimet me më shumë se dhjetë persona dhe vizitat në shtëpitë ku qëndrojnë të moshuarit.

Spanja izolon një zonë me 200,000 banorë: Askush nuk lejohet

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë me mbi 28,000 viktima.