Spanja lehtëson kufizimet e udhëtimit: Gjithçka që duhet të dini

Spanja ka hequr kërkesat e hyrjes për këdo që mbërrin nga BE ose zona Shengen.
Vizitorët nga jashtë BE-së megjithatë, duhet ende të tregojnë dëshmi të vaksinimit, certifikatë rikuperimi ose një test negativ.
Pranohet një PCR ose një test i shpejtë i antigjenit - i marrë përkatësisht 72 ose 48 orë para mbërritjes.
Në mënyrë që të konsiderohen të vaksinuar plotësisht nga qeveria spanjolle, duhet të keni marrë dozën e dytë të paktën 14 ditë përpara udhëtimit.
Ju duhet të vaksinoheni me vaksinat të miratuara nga OBSH ose EMA.
Dhe, në përputhje me vendet e tjera të BE-së , Spanja ka caktuar një datë skadimi prej 270 ditësh për pasaportat e vaksinave. Kjo do të thotë se do të kërkohen dozat përforcuese nëse jeni vaksinuar më shumë se nëntë muaj më parë.
A kërkohen maska në Spanjë?
Pas 700 ditësh, Spanja më në fund hoqi rregullin e veshjes së maskave. Me dekret mbretëror, maskat nuk janë më të detyrueshme në shumicën dërrmuese të vendeve - nga baret dhe kafenetë deri te muzetë dhe kinematë.