Lajme nga Bota

Spanja nuk do shesë më fruta dhe perime në plastikë

Spanja nuk do shesë më fruta dhe perime në plastikë

Pas Francës, edhe Spanja nis zbatimin e një prej rregullave të Bashkimit Europian. Frutat dhe perimet në Spanjë nuk do të shiten më të paketuara në plastikë.

Plastika nuk do të jetë më askund, në asnjë dyqan apo supermarket deri në vitin 2023.

Dekretin e ka nxjerrë Ministria për Tranzicionin Ekologjik.

Një tjetër iniciativë me të cilën është angazhuar ministria është përgatitja e masave për të inkurajuar blerjen e produkteve me shumicë dhe ujit jo në plastikë.

Qëllimi është përgjysmimi i shitjes së shisheve plastike deri në vitin 2030 dhe përdorimi i materialeve 100% të riciklueshme.