Lajme nga Bota

Spanja nuk do të hapë kufijtë as në verë

Spanja nuk do të hapë kufijtë as në verë

Britanikët nuk ka gjasa të shkojnë në Spanjë për pushimet verore. Kjo pasi Spanja do i mbajë kufijtë e mbyllur derisa një pjesë e madhe e popullsisë spanjolle të vaksinohet. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi sot nga Madridi se vendi do të përgatitet për të mirëpritur turistët ndërkombëtarë vetëm pasi 70 % e spanjollëve të kenë bërë vaksinën.

Miliona britanikë dhe jo vetëm kishin bërë plane për të pushuar gjatë verës në ishullin e preferuar, Costa del Sol, por planet u prishën. Sipas programit të qeverisë, nuk ka gjasa që 70% e popullsisë spanjolle të vaksinohet deri në fund të verës.

 ‘Vetëm vaksinimi masiv do të hapë rrugën drejt normalitetit që duam,’ tha kryeministri Sanchez.

Situata me Covid në Spanjë është përkeqësuar pasi në 24 orët e fundit u raportuan mbi 41 mijë raste të reja, numri më i lartë që nga shpërthimi i virusit. Vendi ka humbur deri tani mbi 106 miliard euro për shkak të bllokimit të turizmit.

Ndërkaq, rezidenët spanjollë do të lejohen të kthehen nga Britania, por duhet të paraqesë testin me përgjigjen negative.

*Tiranapost.al.