Lajme nga Bota

Stadiumi “San Siro”do shembet për t’i lënë vend një të riu! Vendimi u mor duke dhënë vetëm një arsye

Stadiumi “San Siro”do shembet për t’i lënë vend

Në Italinë fqinje një nga impiantet më ikonë, “San Siro”, ku janë luajtur vjet futboll do të shembet për t’i lënë vendin një të riu.

Komisioni për Trashëgiminë Kulturore në rajonin e Lombardisë pranoi propozimet e ekspertëve për të rekomanduar shembjen e impiantit “Giuseppe Meaza” e për t’i lënë vend projektit të ri me një vlerë 1 miliard euro.

“Nuk ka vlerë kulturore”, me këtë fjali Komisioni rrëzoi dëshirën e disa nostalgjikëve dhe dha “një asist” për klubet legjendare Inter dhe Milan, që të mendojnë për shtëpinë e re, më shumë luksoze, me më tepër siguri dhe ambiente rekreative thuajse 3-fishi i hapësirës aktuale.

“Me gjendjen aktuale, ndryshimet arkitektonike të fillimit në 1925-’26 e dhe atë të shtimit të hapësirave në 1937-’39, rezultojnë pa impakt këto punime”, tha Francesca Furst, kryetare e Komisionit.