Lajme nga Bota

'Stealth Omicron': A është nënvarianti BA.2 më i transmetueshëm dhe a duhet të shqetësohemi?

'Stealth Omicron': A është nënvarianti BA.2 më i
Qeveritë në të gjithë Evropën kanë shprehur synimet e tyre për të lehtësuar kufizimet në lidhje me COVID-19, por mundësia e një vale tjetër të virusit po ngjall shqetësim mes shkencëtarëve.

Nënvarianti i Omicron BA.2, i cili po emërtohet me emrin "Stealth Omicron", duket se po përhapet në disa pjesë të botës, duke përfshirë Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Pse është quajtur "Stealth Omicron"?

Duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën po përhapet në krahasim me nënvariantet e tjera të Omicron, ky po ngjall frikë se po përhapet në mënyrë aktive në komunitet.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore së Mbretërisë së Bashkuar e përcaktoi ditën e sotme BA.2 si një variant nën hetim, ndërsa theksoi se normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta.

Agjencia tha se do të bëhen analiza të mëtejshme.

"53 raste të nënvariantit BA.2 të Omicron janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar," thuhet në deklaratën e Agjencisë.

Dr.Meera Chand, Drejtoresha e Incidentit e UKHSA tha "Është natyra e viruseve që evoluojnë dhe ndryshojnë, kështu që duhet të pritet të shohim variante të reja të shfaqen ndërsa pandemia vazhdon. Vëzhgimi ynë i vazhdueshëm gjenomik na lejon t'i zbulojmë ato dhe të vlerësojmë nëse janë të rëndësishme".

A duhet të shqetësohemi?

Omicron, i cili gjithashtu quhet B.1.1.529, ka tre nënvariante kryesore, BA.1, BA.2 dhe BA.3, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Deri më tani, ka qenë BA.1 që ka dominuar sipas OBSH që ka vlerësuar se përbën pjesën më të madhe të të gjitha rasteve të Omicron.

Megjithatë, në disa vende, BA.2 ka filluar të përhapet më shpejt.

Në Danimarkë, tani përbën pothuajse gjysmën e të gjitha rasteve të Omicron. Vende të tjera si MB, Norvegjia dhe Suedia po përjetojnë gjithashtu një rritje të rasteve BA.2, edhe pse jo në të njëjtën masë.

"Analiza fillestare nuk tregon dallime në shtrimet në spital për BA.2 krahasuar me BA.1," tha Statens Serum Institute i Danimarkës, një qendër kërkimore për sëmundjet infektive e drejtuar nga qeveria, “Analizat në lidhje me infektivitetin dhe efikasitetin e vaksinës janë në vazhdim, duke përfshirë përpjekjet për të kryer studime të neutralizimit të antitrupave. Pritet që vaksinat të kenë një efekt edhe kundër sëmundjeve të rënda pas infeksionit BA.2".