Lajme nga Bota

Stoltenberg: Afrimi mes Rusisë dhe Kinës është rreziku i së ardhmes për NATO-n

Stoltenberg: Afrimi mes Rusisë dhe Kinës është rreziku i

Afrimi politik dhe ushtarak mes Moskës dhe Pekinit përbën “rrezikun e së ardhmes” për aleancën ushtarake euro-atlantike, ka thënë kreu i NATO, Jens Stoltenberg në një intervistë të dhënë për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

“Rendi botëror i cili është bazuar në rregullat e multilateralizmit është i kërcënuar. Rusia dhe Kina prej tashmë shumë kohësh kanë intensifikuar bashkëpunimin e tyre politik dhe ushtarak. Kjo sjell dimensione të reja sfidash për NATO-n dhe lind rreziqe të reja. Moska dhe Pekini po koordinojnë veprimet e tyre dhe marrin vendim të përbashkëta në OKB. Ata gjithashtu kanë filluar manovrat e përbashkëta ushtarake, duke filluar nga ato të vogla dhe deri tek koordinimi i forcave ushtarake ajrore.”- ka thënë mes të tjerash Stoltenberg.

Përsa i përket qasjes së presidentit amerikan Joe Biden në lidhje me Rusinë, Jens Stoltenberg shprehet në mbështetje të rikthimit të dialogut për të vendosur “parashikueshmërinë” në marrëdhëniet e perëndimit me Moskën, por edhe ka përsëritur se çdo cënim i sovranitetit të Ukrainës apo agresion ndërkombëtar do të marrë përgjigje proporcionale nga NATO.

Kujtojmë se bashkëpunimi mes Rusisë dhe Kinës u bë një çështje shqetësuese për perëndimin, teksa ushtritë e dy vendeve lëvizën në Ukrainën lindore dhe në detin e Kinës së Jugut njëkohësishtu, duke nxitur dyshime se Moska dhe Pekini ishin koordinuar për të sfiduar forcat e NATO-s në të njëjtën kohë.

Tiranapost.al