Lajme nga Bota

Stoltenberg bisedë telefonike me Vuçiçin: KFOR do të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

Stoltenberg bisedë telefonike me Vuçiçin: KFOR do të
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Soltenberg ka deklaruar se KFOR është i gatshmëm të ndërhyjë në rast se cenohet stabiliteti në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg bëri me dije se ka kryer një bisedë telefonike me Vuçiçin, ku kanë folur rreth tensioneve në veri të Kosovës.

“Të dy palët duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun me ndërmjetës BE-në, dhe të kapërcejnë diferencat në mënyrë diplomatike. NATO KFOR është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, shkroi Jens Stoltenberg.