Lajme nga Bota

Stoltenberg: Nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s

Stoltenberg: Nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi për mediat se raketa që ra në Poloni i përkiste Ukrainës dhe gjithashtu u shpreh se Aleanca nuk ka prova se Rusia synon të sulmojë NATO-n.

“Hetimi për shpërthimin në Poloni është në vazhdim. Nuk ka asnjë tregues se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm dhe nuk ka asnjë tregues se Rusia po planifikon një sulm ndaj NATO-s. Nuk është faji i Ukrainës, Rusia duhet të ndalojë luftën,” përfundoi Stoltenberg.