Lajme nga Bota

Stoltenberg: Së shpejti do të nisim tanke në Ukrainë

Stoltenberg: Së shpejti do të nisim tanke në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg është i bindur se aleanca ushtarake do të gjejë një zgjidhje së shpejti për dërgimin e tankeve të betejës në Ukrainë.

Deklaratën shpresëplotë e ka dhënë pas takimit me ministrin e mbrojtjes të Gjermanisë, sot.

“Në këtë moment kyç të luftës, ne duhet të ofrojmë artileri më të rënda dhe më shumë sisteme të avancuara në Ukrainë dhe duhet ta bëjmë atë shpejt”, u tha Stoltenberg gazetarëve, duke qëndruar përkrah ministrit gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius.

“Prandaj e mirëpres diskutimin tonë sot. Ne diskutuam çështjen e tankeve të betejës. Konsultimet mes aleatëve do të vazhdojnë dhe kam besim se së shpejti do të kemi një zgjidhje”, shtoi Stoltenberg.