Stoltenberg: Shqetësimet e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në Nato janë të pranueshme

E Diel 12 Qershor 2022, 17:57
TiranaPost
Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg i ka quajtur shqetësimet e Turqisë dhe kundërshtimin saj ndaj aplikimeve të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO të pranueshme dhe legjitine.
“Këto janë shqetësime legjitime. Kjo ka të bëjë me terrorizmin, ka të bëjë me eksportin e armëve” tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez Sauli Niinisto.
Stoltenberg shtoi se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë sulme terroriste se Turqia, dhe për këtë arsye shqetësimet e saj duhet të merren seriozisht.