Lajme nga Bota

Strategjia e re e Britanisë kundër Covid, teste të shpejta dy herë në javë për çdo njeri

Strategjia e re e Britanisë kundër Covid, teste të shpejta dy

Nga e enjtja e 9 prillit, Britania e Madhe do të kryejë tampon falas dy herë në javë për çdo qytetar. Qeveria britanike e ka dhënë lajmin që në nisje të javës. Testimi do të kryhet përmes testeve të shpejta dhe kështu synohet që shkollat dhe vendet e punës të jenë më të sigurta. Rezultati i testit të shpejtë del brenda 30 minutave.

“Ndërkohë që ecim përpara me programin tonë të vaksinimit, testet e shpejta janë gjithashtu të rëndësishme për të kuptuar që përpjekjet tona nuk po shkojnë dëm", tha kryeministri britanik Boris Johnson.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al