Lajme nga Bota

Strategjia që sipas shkencëtarëve ul numrin e të infektuarve dhe nuk përmbys sistemin shëndetësor

Strategjia që sipas shkencëtarëve ul numrin e të infektuarve

50 ditë mbyllje me masa të rrepta dhe më pas 30 ditë me masa të lehtësuara. Kjo është strategjia për të cilën shkencëtarët thonë se mund të jetë një strategji efektive për të ulur numrin e të infektuarve dhe të viktimave por gjithashtu duke mos lënë ekonominë dhe sistemin shëndetësor të bjerë në kolaps.

Shumë qeveri kanë imponuar masa bllokimi, por krerët e qeverisë në nivel global po marrin në shqyrtim mënyra se si të hiqen me efektivitet këto masa në të mirë të ekonomisë së vendit.

Shkencëtarët argumentojnë në studimin e si se masat më të rrepta alternative me intervale distancimi social mund të jenë më efektive se modeli: 50 ditë izolim dhe më pas hapje totale. Sipas shkencëtarëve kjo metodë përbën rrezik për rritje të numrit të rasteve.

Sipas studimit të fundit, strategjia me 50 ditë izolim, dhe 30 ditë me masa më të lehtësuara ka të ngjarë të ulë R-në, shkallën e riprodhimit të virusit deri në 0.5 dhe gjithashtu të mbajë brenda kapacitetit njësitë e kujdesit shëndetësor intensiv në të gjitha vendet.

Shkencëtarët kanë marrë të mirëqenë faktin se virusi do të ketë cikle, dhe thonë se shumë njerëz kanë mbetur të ndjeshëm dhe të paekspozuar ndaj virust por me këtë strategji, edhe nëse pandemia zgjat më shumë se 18 muaj në të gjitha vendet, numri i viktimave dhe i të infektuarve do ulej ndjeshëm./ CNBC/