Lajme nga Bota

Studenti në Korenë e Veriut dënohet me ekzekutim pasi futi ilegalisht serialin “Squid Game” në vend

Studenti në Korenë e Veriut dënohet me ekzekutim pasi futi

Squid Game, seriali thriller koreano-jugor është kthyer në më të ndjekurin e të gjitha kohërave në Netflix. Seriali është bërë viral dhe lajme të ndryshme vijnë nga e gjitha bota në lidhje me të.

E fundit, një student në Korenë e Veriut do të ekzekutohet me pushkatim pasi futi në vend në mënyrë ilegale kopje të serialit. Ai filloi t’jua shiste njerëzve derisa u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.

Korea e Veriut ka ligje të rrepta për ndalimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në vend, ndërkohë zyrtarët po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve.

Tiranapost.al