Lajme nga Bota

Studimi amerikan: Brezi që ka probabilitet më të lartë të sëmuret nga kanceri

Studimi amerikan: Brezi që ka probabilitet më të lartë

Të lindurit midis viteve 1965 dhe 1980, të ashtuquajturit Brezi X, kanë një probabilitet më të madh për të zhvilluar kancer në krahasim me gjeneratat e mëparshme, duke përfshirë prindërit e tyre (baby boomers).

Dhe nëse kjo prirje vazhdon, edhe Millennials (të lindurit midis viteve 1981 dhe 1996) mund të përballen me një situatë edhe më të keqe.

Alarmin e ka ngritur një studim i publikuar në revistën JAMA Network Open nga epidemiologët amerikanë të National Cancer Institute.

Nuk është hera e parë që ekspertët amerikanë vënë në dukje problemin: disa kërkime kanë arritur tashmë në të njëjtat përfundime: rastet e kancerit para moshës 50 vjeç janë në rritje.