Lajme nga Bota

Studimi britanik shqetëson shkencëtarët: 1 në 8 pacientë post-Covid ndërron jetë. Kërkesa për autoritetet

Studimi britanik shqetëson shkencëtarët: 1 në 8

Një studim i fundit ka ngritur alarmin në Britani. Është zbuluar se një e treta e personave që kanë kaluar koronavirusin sëmuren sërish brenda pesë muajsh dhe një në pesë prej tyre ndërron jetë nga komplikacionet. Studimi është kryer nga Universiteti i Leicester dhe Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS), ku tregohet se 29.4 për qind e pacientëve vujnë ndërlikime të mëtejshme që kërkojnë trajtim spitalor. Dhe tragjikisht 12.3 përqind ndërrojnë jetë.

Pas publikimit të studimit, ekspertët kanë bërë thirrje që autoritetet të jenë më të përgatitur për sindromën e Long Covid, dhe pacientët që kalojnë virusin të monitorohen. Shkencëtarët zbuluan një numër në rritje të personave që vuajnë nga problemet e zemrës, diabeti, mëlçia dhe veshkat, pas shërimit nga virusi.

Profesor Kamlesh Khunti, pjesë e ekipit të studimit ka treguar për The Telegraph:

“Kemi gjetur raste të personave që pasi shërohen, shkojnë në shtëpi, preken nga simptomat afatgjata, kthehen në spital dhe vdesin. Kemi regjistruar me 30 përqind raste të rishtruarish dhe ky është shqetësim".

Ai tha që shërbimet shëndetësore duhet të përgatiten për Long Covid, duke shtuar:

"Duhet të kthehet në detyrë që këta pacientë të ndiqen. NHS është e mbingarkuar, por duhet të gjendet një mënyrë monitorimi shëndetësor’’.

Në studim u përfshinë 47. 780 pacientë. Ende nuk është rishikuar nga ekspertë të tjerë, por shkencëtarët besojnë se gjetjet duhet të merren seriozisht.

Ekspertët kanë thënë më parë se ata besojnë se një në 10 njerëz pësojnë Long Covid. Të dhënat më të fundit të qeverisë britanikë tregojnë se 89,261 njerëz kanë vdekur brenda 28 ditëve.

*The Telegraph/ Tiranapost.al.