Lajme nga Bota

Studimi i fundit: Disa faktorë që e bëjnë vaksinën kineze të suksesshme

Studimi i fundit: Disa faktorë që e bëjnë vaksinën

Një studim i ri i zhvilluar në Turqi ka zbuluar se vaksina anti-Covid e prodhuar nga kompania kineze Sinovac, krijon me mbi 97% mbrojtje nga Covid tek të vaksinuarit. Studimi është kryer nga Universiteti 'Celal Bayar' në Manisa, ku kryhen kërkime shkencore në fushën e mjekësisë. Referuar këtij studimi mediat turke tregojnë se Sinovac krijon imunitet të lartë, më shumë tek gratë në nivelin 99.2 % të rasteve. Ndërsa tek meshkujt rezulton në një nivel pak më të ulët, me 3.5 % më pak. Studime të tjera po kryhen për të zbuluar shkakun.

Për të publikuar gjetjet e këtij studimi, u analizuan të dhënat tek më shumë se 1000 vullntarë të cilët u vaksinuan me dy doza ta vaksinës kineze në periudhën 11 Janar deri më datë 28 Mars. Imuniteti arrihej plotësisht 28 ditë pas dozës së dytë të vaksinës.

Turqia është një prej vendeve që ka siguruar doza të vaksinave kineze, 84 % nga 17 milionë doza deri tani në total, janë kineze.

Edhe në Shqipëri, kanë mbërritur 192 mijë doza të vaksinës kineze, me të cilat ka nisur procesi masiv i vaksinimit tek personat mbi 70 vjeç, gjithashtu po vaksinohen gazetarët e terrenit dhe punonjësit e policisë.

Këtë javë pritet të ulet fasha e të vaksinuarve në 65 vjeç ose 60.

Studimi i fundit: Disa faktorë që e bëjnë vaksinën

Linku origjinal këtu.

*Tiranapost.al.