Lajme nga Bota

Studimi i fundit kinez hedh poshtë të mëparshmet: Aq lehtë infektohesh me virus...

Studimi i fundit kinez hedh poshtë të mëparshmet: Aq lehtë

Një studim i fundit  nga shkencëtarët kinezë vë në dyshim gjithë deklaratat e ekspertëve të cilat kanë treguar mënyrat se si përhapet koronavirusi. Shkencëtarët kinezë thonë se kanë zbuluar që thjesht frymëmarrja dhe të folurit janë mënyrat më të zakonshme për të transmetuar dhe për të përhapur virusin.

Ata thonë se kanë zbuluar se pacientët e Covid-19 nxjerrin miliona grimca virale për orë, edhe nëse nuk kanë asnjë simptomë të virusit. Kjo sipas tyre thekson fort nevojën për të mbajtur maskën kur del jashtë. Në disa shtete, si në Gjermani dhe Austri maskat janë me detyrim në vendet publike, por në vendet si Britania jo.

Shkencëtarët kinezë thonë se tani ajo që ka rëndësi për të ndaluar përhapjen e virusit është: MASKA!

Më parë mendohej se burimi kryesor i transmetimit ishte vetëm përmes spërklave së afërmi, kollitjet dhe teshtitjet.

Por studimi i fundit thotë që koronavirusi mund të përhapet po aq lehtë në aerosol përmes frymës dhe ndoshta kjo shpjegon faktin pse u përhap me aq shpejtësi në gjithë botën.

Studimi, e pabotuar ende i plotë dhe i pa rishikuar nga shkencëtarët e tjerë ndërkombëtarë u realizua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Pekin.

Artikullin e plotë e gjeni në këtë link: 

https://www.dailymail.co.uk/news/article-8383123/Breathing-main-source-coronavirus-transmission-Chinese-scientists-say.html