Lajme nga Bota

Studimi i fundit: Kush ka kaluar këtë sëmundje ka antitrupa dhe preket shumë pak nga koronavirusi

Studimi i fundit: Kush ka kaluar këtë sëmundje ka antitrupa dhe

Të mbijetuarit nga sëmundja e njohur ‘Dengue Fever’ që shkaktohet nga mushkonjat kanë shumë pak gjasa të preken nga koronavirusi, kjo për shkak të nivelit të imunitetit që kanë arritur.

Këtë ka zbuluar një studim i ri nga Universiteti Duke, me ekspertët të cilët analizuan shpërthimin e koronavirusit kryesisht në Brazil, dhe aty gjetën lidhjen mes përhapjes së virusit dhe sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat.

Autori kryesor i studimit, Miguel Nicolelis, profesor i shquar i Neuroshkencës ka thënë se studimi nxori rezultatet pasi u bë krahasimi i shpërndarjes gjeorgafive të rasteve të koroanvirusit me përhapjen e sëmundjes së mushkonjave në vitin 2019 dhe 2020.

U zbulua se zonat me norma të ulëta të infeksionit të koroanvirusit dhe rritje më të ngadaltë ishin vende që kishin pësuar shpërthime intensive të sëmundjes së mushkonjave gjatë këtij vitit ose në në fundvit.

Kjo do të thotë se ka shumë mundësi që antitrupat e Dengue Fever parandalojnë infeksionin dhe mund të neutralizojnë pacientët e sëmurë rëndë. /Daily Mail/