Lajme nga Bota

Studimi izraelit: Njerëzit me astmë kanë më pak shanse të infektohen me Covid, arsyet pse

Studimi izraelit: Njerëzit me astmë kanë më pak shanse

Njerëzit me astmë konsideroheshin si kategoria me risk të shtuar nga infeksioni i Covid por një studimi i fundit izraelit thotë se kanë deri në 30% më pak të ngjarë të infektohen.

"Ndjeshmëria ndaj COVID-19 në astmën bronkiale”, quhet studimi që pritet të publikohet keëtë muaj, ndërsa Jerusalem Post jep dejate ku tregon se ky studim bie në kundërshtim me atë që supozohej nga shumë ekspertë dhe profesionitë mjekësorë.

Në studim theksohet se gjetjet nuk janë të varura nga mosha, gjinia ose statusi socio-ekonomik.

Por pse ata me astmë kanë shumë pak gjasa të infektohen?

Doktoreshë Eugene Merzon thotë se janë tre arsye që kanë lidhje me gjetjet:

E para është fizike: Alergjia e frymëmarrjes shoqërohet me zvogëlime të konsiderueshme të receptorëve të enzimës 2-konvertuese të angiotensinës në mushkëri, proteina që siguron pikën hyrëse të COVID-19 për tu lidhur dhe infektuar qelizat njerëzore.

E dyta është sociologjike: Njerëzit me astmë kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga raste të rënda të COVID-19, gjithmonë nëse infektohen. Si të tillë, ata kanë më shumë gjasa t'i përmbahen udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, duke përfshirë mbajtjen e maskave, distancimin social dhe mirëmbajtja e higjienës.

E treta është trajtimi që marrin ata aktualisht: Trajtimi për astmën me kortikosteroide (ICS) mund të zvogëlojë gjasat e marrjes së virusit.

Merzon shpjegoi se shumica e njerëzve me astmë kronike përdorin thithës. Studimet kanë treguar se përdorimi i ICS mund të zvogëlojë replikimin e COVID-19.

Raportet e mëparshme epidemiologjike nga Kina dhe Italia zbuluan se pak pacientë me COVID-19 kishin astmë. Astma u raportua në 9% të pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 në Neë York dhe 14% në Mbretërinë e Bashkuar.

*Artikulli i marrë nga Jerusalem Post, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al. E.B