Lajme nga Bota

Studimi në Britani: Një dozë vaksine ul rrezikun për infektim, por a mund të transmetohet virusi nëse ndodh?

Studimi në Britani: Një dozë vaksine ul rrezikun për

Shanset për t’u infektuar nga Covid bien ndeshëm pas dozës së parë të vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer. Këtë ka zbuluar së fundmi një studim në Britani. Sipas studimit, vaksinat funksionuan po aq mirë edhe tek personat e moshës mbi 75 vjeç dhe ata me problem shëndetësore. Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) dhe studimi i Universitetit të Oksfordit zbuluan një përgjigje të fortë me antitrupa në të gjitha grumposhat nga të dyja dozat.

Studimi bazohet tek testet e virusit të 370,000 personave në Britani duke siguruar prova të tjera mbi efektivitetin e vaksinave dhe mbrojtjen e njerëzve.

Në studimin e parë, me të vaksinuar me një dozë të vetme nga Oxford-AstraZeneca ose Pfizer-BioNTech u zbulua se kishin 65% më pak gjasa për të marrë një infeksion të ri nga Covid.

Tre javë pas vaksinës, të marrë mes dhjetorit 2020 dhe fillimit të prillit 2021, infeksionet me simptoma ranë me 74%, ndërsa infeksionet pa simptoma të raportuara ranë me 57%. Ata që kishin marrë një dozë të dytë vaksine të Pfizer kishin 90% më pak gjasa të infektoheshin.

Studimi tregoi që të dy vaksinat ishin efektive kundër variantit britanik të virusit, Kent (B117) i cili po qarkullonte në atë kohë.

Doktor Koen Pouwels, studiues i lartë në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Universitetin e Oksfordit Nuffield, tha se të dhënat mbështesin vendimin për të zgjatur hendekun midis dozave që injektohen.

"Mbrojtja nga infeksionet e reja nga një dozë e vetme mbështet vendimin për të zgjatur kohën ndërmjet dozave të para dhe të dyta në 12 javë për të maksimizuar mbulimin fillestar të vaksinimit dhe për të ulur shtrimet në spital dhe vdekjet".

Megjithatë, ai tha se të dhënat treguan se ekziston ende një shans që njerëzit e vaksinuar të infektohen nga Covid dhe t'ua transmetojnë të tjerëve. Ai thekson nevojën për distancim social dhe mbajtjen e maskës.

*Tiranapost.al.