Lajme nga Bota

Studimi në këtë anije me të infektuar brenda ngre disa pikëpyetje për shkencëtarët

Studimi në këtë anije me të infektuar brenda ngre disa

Më shumë se 80% e pasagjerëve dhe ekuipazhit të infektuar me koronavirus në një anije lundrimi nuk shfaqën asnjë asnjë simptomë të koronavirusit, duke ngritur pikëpytje të mëdha se sa është përhapur vërtetë virusi mes popullatave, të cilët nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.

Këtë ka zbuluar një studim i ri dhe sipas shkencëtarëve këto gjetje theksojn nevojën për të dhëna të sakta globale mbi numrin e njerëzve simptomatikë dhe asimptomatikë, të cilët janë infektuar me koronavirus.

Studimi mes të tjerash thotë: Teksa vendet kanë marrë masa lehtësimi, një pjesë e të infektuarve janë dhe numri i tyre mes popullatave mund të jetë shumë më i madh nga sa mendohet.

Gjetjet vijnë nga vëzhgimet që janë bërë në bordin e anijes që kishte shkuar në një ekspeditë 21 ditore në Antarktidë. Nga 217 pasagjerë dhe ekuipazh, 128 dolën pozitivë. Dhe nga këta të infektuar, vetëm 24 shfaqën simptomat dhe 108 pse 81% asnjë simptomë.