Lajme nga Bota

Studimi nga Imperial College: Ka rrezik për infektim nga Covid disa herë, çfarë është zbuluar

Studimi nga Imperial College: Ka rrezik për infektim nga Covid disa

Studiuesit e Imperial College në Londër kanë zbuluar se nivelet e antitrupave mbrojtës tek njeëzit zbehen shumë shpejt pas infektimit me koronavirus.

Antitrupat janë një pjesë kryesore e mbrojtjes sonë imune dhe ndalojnë virusin që të futet brenda qelizave të trupit. Por ekipi i Imperial College London zbuloi se numri i njerëzve që dain pozitivë me nivelin e antitrupave ka rënë me 26% midis qershorit dhe shtatorit.

Ata thonë se imuniteti duket se po venitet dhe se  ekziston rreziku i infektimit me virusin disa herë. Lajmi vjen teksa shifrat nga Zyra për Statistikat Kombëtare tregojnë se numri i vdekjeve nga Covid-19 në Britani u rrit me 60% në javën e 16 Tetorit.

Shifrat e ONS sugjerojnë se tani ka pasur më shumë se 60,000 vdekje që përfshijnë Covid-19 në atë vend.

Më shumë se 350,000 njerëz në Angli kanë bërë një test të antitrupave si pjesë e studimit REACT-2. Në raundin e parë të testimit, në fund të qershorit dhe në fillim të korrikut, rreth 60 në 1.000 njerëz kishin antitrupa. Por në serinë e fundit të testeve, në shtator, vetëm 44 nga 1,000 i kishin akoma.

Studimi nga Imperial College: Ka rrezik për infektim nga Covid disa

Sipas studimit, numri i njerëzve me antitrupa ra me më shumë se një e katërta midis verës dhe vjeshtës.

NJë nga studiuset me emrin Helen Ëard ka treguar për BBC:

"Imuniteti po zbehet me shpejtësi, ne jemi vetëm tre muaj pas raundit të testit tonë të parë dhe tashmë po dëshmojmë një rënie prej 26% të antitrupave". Rënia ishte më e madhe tek ata mbi 65 vjeç, krahasuar me grupmoshat më të reja dhe tek ato pa simptoma.

Numri i punonjësve të kujdesit shëndetësor me antitrupa mbetet relativisht i lartë, studiuesit thonë kjo ndodh për shkak të ekspozimit të rregullt ndaj virusit.

Duke komentuar mbi zbulimet, profesor Jonathan Ball nga Universiteti i Nottingham thotë: "Ky studim konfirmon dyshimet se përgjigjet e antitrupave - veçanërisht në popullatat e moshuara të ndjeshme zvogëlohen me kalimin e kohës."

Profesoreshë Eleanor Riley, nga Universiteti i Edinburgut, thotë do të ishte e parakohshme të supozohej se imuniteti nuk zgjat, por: "të dhënat i japin peshë shqetësimit që antitrupat e shkaktuar nga infeksioni natyror mund të jenë jetëshkurtër, siç është rasti për koronavirusët e tjerë sezonalë ".