Lajme nga Bota

Studimi që tregon rëndësinë e izolimit: Kur virusi është më i transmetueshëm?

Studimi që tregon rëndësinë e izolimit: Kur virusi

Njerëzit kanë më shumë të ngjarë të transmetojnë koronavirusin brenda pesë ditëve të para të infektimit dhe shfaqjes së simptomave të koronavirusit. Këtë ka zbuluar një studim i fundit ku thuhet se pacientët patën nivelet më të larta të virusit në fillim të sëmundjes dhe se virusi i aftë për tu kopjuar dhe shumuar u gjet deri në ditën e 9 pas shfaqjes së simptomave të para.

Shkencëtarët britanikë thonë se studimi i tyre nxjerr në pah se sa i rëndësishëm është izolimi i hershëm të mos të mos përhapur koronavirusin. Se sa infektues janë individët, kjo varet nga shumë faktorë, duke përfshirë qëndrueshmërinë dhe aftësinë e replikimit, dhe sasia e virusit që një i infektuar ka në trup. Por studime të tjera tregojnë se njerëzit janë më infektivë që para se të shfaqin simptomat dhe në javën e parë qëkur u infektuan.

Shkencëtarët analizuan 79 studime globale mbi Covid-19, që përfshinin njerëz simptomatikë të shtruar në spitale të cilët kishin rezultuar tashmë pozitivë me koronavirus. Ata arritën të identifikonin dhe 'kopjonin' virusin nga mostrat e fytit të marra deri në nëntë ditë pasi filloi infeksioni.

Ata zbuluan edhe sasinë e grimcave virale të ARN (fragmente të materialit gjenetik nga virusi) në mostrat e fytit të cilat arritën kulmin në kohën kur simptomat filluan ose brenda pesë ditëve të para simptomatike.

Ndërkohë, fragmente joaktive të ARN-së virale u gjetën në mostrat e hundës dhe fytit mesatarisht deri në 17 ditë pasi simptomat  ishin shfaqur.

Por çfarë konkluzioni japin shkencëtarët për këtë?

Ata thonë se pas 9 ditësh të infektuarit nuk kanë gjasa të transmetojnë virusin, edhe pse kanë sasi virusi ende në trup. Doktor Muge Cevik, nga Universiteti i St Andrews thotë se bazuar në këtë studim: 'Njerëzit janë më infektues në ditët e para kur marrin virusin. Prandaj duhet të sigurohet izolim sa më i shpejtë i atyre që kanë simptoma, sado të lehta. Deri në kohën kur dalin rezultatet, ata mund të kenë kaluar fazën e tyre me infektive'.