Lajme nga Bota

Studimi shkencor: Vendet me klimë të lagësht ulin transmetueshmërinë e virusit

Studimi shkencor: Vendet me klimë të lagësht ulin

A ekziston mundësia që koronavirusit të përhapet më pak me rritjen e temperaturave? Kjo është peytja që bëjnë më shpesh njerëzit. Studiesit kanë thënë së kshtu janë pritshmëritë, por deri më tani nuk kishin fakte për ta dëshmuar.

Por së fundmi, një studim i ri ka zbuluar se virusi nuk u përhap tek zonat e ngrohta dhe me klimë të lagësht ashtu si në zonat me temperatura të ftohta.

Studimi është botuar në revistën Science që tregon edhe se çfarë mund të presim me ngrohjen e temperatuave.

Qasim Bukhari nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, analizoi rastet globale të sëmundjes së shkaktuar nga virusi, COVID-19, dhe zbuloi se 90% e infeksioneve ndodhën në zona që janë me temperature mes 3 deri në 17 gradë celsius dhe me një lagështi prej 4 deri 9 gram për metër kub (g / m3).

Në vendet me një temperaturë mesatare më të lartë se 18 gradë dhe një lagështi më të madhe se 9 g / m3, numri i rasteve të COVID-19 është më pak se 6% e rasteve globale.

Kjo dëshmon se virusi ka pasur më pak efikasitet tek vendet me temperatura më të larta dhe me klimë më të lagësht. Sipas autorëve të studimit, lagështia luan rol me rëndësi, pasi vendet ku ka shpërthyer më shumë virusi janë shumë pak të lagështa.

Pavarësisht se ky studim është shumë shpresëdhënës, kjo sipas autorëve nuk do të thotë që njerëzit të dalin në kafe sapo të mbërrijë vera pasi duhet kujdes. 

Amerika e veriut dhe Europa duhet të presin deri në qershor, kur fillon dhe rritet niveli i lagështisë. Ndërsa vende të tjera duhet të presin edhe deri në korrik për përmirësimin e situatës.

William Schaffner, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Vanderbilt në Tenesi thotë se ky studim na jep shpresë.

Transmetimi i virusit zbret në nivele shumë të ulëta gjatë verës, kështu që nuk duhet të shqetësohemi për këtë në muajt më të ngrohtë. Viruset si llojet e koronavirusit që shkaktojnë ftohjen, kanë një shpërndarje sezonale që nuk është aq dramatike sa gripi, thotë ai.