Lajme nga Bota

Studimi: Vetëm 0,05% e të shëndetshmëve nën 70 vjeç vdesin nga Covid-19

Studimi: Vetëm 0,05% e të shëndetshmëve nën 70

Një studim i kryer së fundmi pretendon se Covid-19 mund të vrasë vetëm një në 2,000 njerëz të shëndetshëm nën moshën 70 vjeç.

Dr John Ioannidis, nga Universiteti Stanford, pohon se shkalla e fatalitetit të infeksionit (IFR) mund të jetë deri në 0,05 përqind.

Vlerësimi i tij botuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë është pesë herë më i ulët se pretendimi i tij i mëparshëm se IFR për të gjitha grupmoshat ishte 0.25 përqind. Për krahasim, gripi sezonal vret rreth 0,1 përqind të atyre që infekton.

Epidemiologu është nën hetim në Stanford për pretendimin e nënvlerësimit të vdekshmërisë së koronavirusit, pasi ndezi alarmin me pretendimin se virusi ishte 54 herë më i përhapur se sa mendohej në Prill.

Shkencëtari shqyrtoi të dhënat nga 61 sondazhe të ndryshme të kryera në të gjithë botën. Ai nuk paraqiti një vlerësim zyrtar për shkallën e vdekshmërisë në moshën mbi 70 vjeç por sugjeroi që ishte e ngjashme me 0.25 përqind.

Ekspertët ende nuk kanë rënë dakord se sa vdekjeprurës është virusi. OBSH-ja ka deklaruar se 0.6 përqind e atyre që infektohen me Covid-19 vdesin, por shkencëtarët pranojnë që sëmundja  paraqet një rrezik më të madh për moshat mbi 70 vjeç.

Gripi gjithashtu paraqet një kërcënim më të madh për të moshuarit.

Grupi Shkencor i Qeverisë për Emergjencat (SAGE) ka deklaruar se shkalla e vdekshmërisë  është 0.5 përqind, dhe akademikët në Universitetin e Oksfordit kanë sugjeruar një normë prej 1.4 përqind.

Dr Ioannidis përdori studime të antitrupave të cilat konsiderohen një mënyrë më e mirë për të zbuluar madhësinë e vërtetë të shpërthimeve të Covid-19 për të caktuar nivelin e vdekshmërisë.

Prevalenca e antitrupave në mostra varionte nga 0.1 përqind në Bay Area, California, në 53.4 përqind në Barrio Padre Mugica, Argjentinë.

Dr Ioannidis mori të dhënat nga secili rajon dhe ndau numrin e vdekjeve nga Covid-19 me numrin e njerëzve të vlerësuar të infektuar, për të dhënë një mesatare të vdekshmërisë së infeksionit prej 0.27 përqind.

Ai thotë se, kur njerëzit mbi 70 vjeç u hoqën nga figura, mesatarja e IFR bie në 0,05 përqind.

*Daily Mail