Lajme nga Bota

Studimi zbulon bakteret që mund të ndikojnë se sa rëndë sëmuret një pacient me Covid

Studimi zbulon bakteret që mund të ndikojnë se sa rëndë

Mikrobioma e zorrëve të një personi mund të luajë një rol me rëndësi në luftimin e infeksionit të koronavirusit dhe parandalimin e simptomave të rënda të Covid-19. Çdo person ka një shumllojshmëri unike të baktereve në zorrë të cilat luajnë një larmi rolesh, përfshirë edhe modulimin e përgjigjes imune.

Kërkimet nga Universiteti Kinez i Hong Kongut zbuluan se njerëzit që vuanin rëndë nga Covid-19 kishin një përbërje mikrobiomi ndryshe, dhe më të ndjeshme.

Studimi i shkencëtarëve nga Koreja e Jugut, zbuloi se njerëzit me zorrë 'të dobët' apo të ndjeshme kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë simptoma të rënda të Covid-19, sepse mungesa e mikrobeve të shëndetshme e bën më të lehtë për virusin të infektojë qelizat në traktin tretës.

Ata analizuan të dhëna nga pacientë të sëmurë rëndë dhe jo, dhe zbuluan se pacientët e sëmurë rëndë nga Covid-19 kishin nivele më të ulëta të disa baktereve në zorrë të njohura si modifikues në përgjigjen imune të një personi.

Konkretisht bëhet fjalë për rritjen e disa baktereve, duke përfshirë Ruminococcus gnavus, Ruminococcus dhe Bacteroides dorei.

Ndërsa ulje të mikrobeve që dihet që ndihmojnë sistemin imunitar, duke përfshirë Faecalibacterium prausnitzii dhe Bifidobacterium bifidum.

Ndryshimet në përbërjen bakteriale qëndruan për të paktën një muaj pasi virusi largohet nga organizmi. 

Shkencëtarët thonë se do duhet të mësojnë më shumë për këtë, por dihet që njerëzit me probleme shëndetësore siç janë presioni i lartë i gjakut, mbipesha dhe diabeti kanë një mikrobiom të çekuilibruar.

*Daily Mail/ Tiranapost.al.