Lajme nga Bota

Studiuesit britanikë: Urdhri për të qëndruar në shtëpi nuk e ndal virusin! Çfarë ka ndodhur me R-në e Covid?

Studiuesit britanikë: Urdhri për të qëndruar në

Urdhërimi i njerëzve për të qëndruar në shtëpi nuk i ul normat e infeksionit. Këtë pretendojnë një grup studiuesish në Britani të cilët thonë se shkalla R e përhapjes së virusit - bie me vetëm 3 % dhe pas një muaji të ekzistimit të kufizimit.

Ndalimi i grumbullimit të personave prej më shumë se 10 vetësh e ul R-në gjithashtu me të njëjtën përqindje. Ata vënë kështu në dyshim të gjitha masat që ka marrë qeveria britanike dhe vende të tjera europiane.

Studimi vjen nga ekspertët e Universitetit të Edinburgut, të cilët sipas tyre kanë zbuluar se e meta kryesore me të dy masat është pamundësua e pajtueshmërisë.

Në studimin e botuar nga revista Lancet thuhet se ndalimi i eventeve publike ishte masa më efektive, duke ulur R me 24 % në katër javë.

Në fillim të krizës së pandemisë, evente të mëdha sportive, nuk u ndaluan në Britani, pavarësisht paralajmërimeve nga ekspertët. Ky studim ka marrë për bazë masat pandemike në 131 vende të ndryshme.

'Nëse u thoni njerëzve të qëndrojnë në shtëpi është shumë e vështirë të sigurohet pajtueshmëria, dhe nëse u kërkoni njerëzve të mos takohen në grupe, do të kemi njëjtin problem - ka të bëjë me aderimin. Nga ana tjetër, ndalimi i ngjarjeve masive ose mbyllja e shkollave, siguron pajtueshmëri', thotë autori i studimit

Mbyllja e shkollave uli R me 15 përqind por studiuesit zbuluan se, shumë pak masa veçmas nga njëra tjetra kanë një ndikim të rëndësishëm.

Paneli këshillimor shkencor i Qeverisë llogarit që bllokimi në mars, duke përfshirë urdhrin me 'qëndrimi në shtëpi', rezultoi në një ulje prej 75 përqind të R-së së transmetueshmërisë së infeksionit.

Por autori i studimit Harish Nair thotë se një kombinim i masave ishte mënyra më e mirë kur kërkohet të zvogëlohet shkalla e transmetimit për Covid-19.

Më poshtë keni modelet e masave që funksionojnë të kombinuara bashkë:

Studiuesit britanikë: Urdhri për të qëndruar në

 

Studiuesit britanikë: Urdhri për të qëndruar në