Lajme nga Bota

Studiuesit zbulojnë mbi 12 mijë mutacione të virusit, por a është rritur fuqia e përhapjes?

Studiuesit zbulojnë mbi 12 mijë mutacione të virusit, por a

Një studim global për më shumë se 12 mijë mutacione të koroanvirusit ka zbuluar se asnjë prej tyre  fatmirësisht nuk ka bërë që virusi i cili shkakton sëmundjen Covid-19 të përhapet më shpejt.

Studiuesit në Universitetin ‘College London’ vlerësuan mutacionet e koronavirusit në mbi 46,000 mostra të marra nga njerëz në 99 vende të ndryshme të botës. Ata arritën në përfundimin se mutacionet kanë fuqi neutrale kur bëhet fjalë për përshpejtimin e përhapjes së virusit përmes transmetimit nga të infektuar.

?Studimi i botuar në revistën Nature Communications, identifikoi gjithsej 12,706 mutacione. Prej tyre, 398 lloje të koronavirusit u gjet se kishin ndodhur në mënyrë të përsëritur dhe të pavarur.

Rezultatet e studimit vijnë ndërsa prodhuesit e ilaçeve dhe qendrat kërkimore po përpiqen të nxjerrin një vaksinë të sigurt dhe efektive për të ndihmuar në dhënien fund të pandemisë së koronavirusit.? Ndërkohë që ekspertë të tjerë po paralajmërojnë që kujdesi të jetë maksimal dhe të zbatohen masat edhe pas daljes së vaksinës anti-Covid.

*Artikulli i marrë nga CNBC, Tiranapost.al.