Lajme nga Bota

Stuhi e rrebeshe shiu në Francë, raportohet për një viktimë dhe 15 të lënduar

Stuhi e rrebeshe shiu në Francë, raportohet për një

Franca është pushtuar nga rrebeshet e shiut dhe stuhitë e forta, duke shkaktuar kaos e deri dhe viktima në rrugë. Një grua humbi jetën dhe 15 persona u lënduan, dy prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një stuhie të fortë që goditi pjesën më të madhe të Francës mbrëmjen e kaluar.

Rrufeja goditi edhe Kullën Eifel, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Banorët e Francës jugperëndimore postuan pamjet e një breshëri në madhësinë e topave të tenisit dhe foto të autostradave të përmbytura.

Mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Fluturimet nga Aeroporti Orly i Parisit u pezulluan përkohësisht duke shkaktuar vonesa në aeroportin Charles de Gaulle.

Sipas autoriteteve franceze, kjo është hera e parë në njëzet vitet e fundit që stuhia ka prekur një zonë kaq të madhe.