Lajme nga Bota

Sudani bëhet shteti i tretë arab që lë mënjanë armiqësitë me Izraelin, nënshkruhet marrëveshja me ndihmën e Trump

Sudani bëhet shteti i tretë arab që lë mënjanë

Presidenti i SHBA Donald Trump, duke kërkuar rizgjedhjen më 3 nëntor, nënshkroi sot përmes një telefonate marrëveshjen mes Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Kryeministrin Sudanez Abdalla Hamdok dhe Shefin e Këshillit Tranzitor Abdel Fattah al-Burhan për të marrë hapa për të normalizuar marrëdhëniet.

Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara Khartoum u bë qeveria e tretë arabe që la mënjanë armiqësitë me Izraelin në dy muajt e fundit.

Vendimi i Trump këtë javë për të hequr Sudanin nga lista amerikane e sponsorëve të terrorizmit hapi rrugën për marrëveshjen me Izraelin, duke shënuar një arritje të politikës së jashtme për presidentin republikan ndërsa ai kërkon një mandat të dytë.

Netanyahu e përshëndeti marrëveshjen si një "epokë të re" për rajonin, por udhëheqja palestineze e quajti atë një "goditje të re në shpinë".

Izraeli dhe Sudani planifikojnë të fillojnë duke hapur lidhje ekonomike dhe tregtare, me një fokus fillestar në bujqësi, thuhet në deklaratën e përbashkët. Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se çështje të tilla si vendosja zyrtare e lidhjeve diplomatike do të zgjidheshin më vonë.