Lajme nga Bota

Suedia i përgjigjet Erdoganit pas akuzave se strehon terroristë

Suedia i përgjigjet Erdoganit pas akuzave se strehon terroristë

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, i është përgjigjur akuzave të presidentit turk, Erdogan, se vendi i saj strehon terroristë. Anderson në një prononcim për mediat është shprehur se vendi i saj “nuk dërgon para për organizatat terroriste.

“Është e qartë se ka të bëjë me vendin ku ne dërgojmë ndihmën tonë financiare. Ne nuk u dërgojmë para organizatave terroriste, padyshim as armë,” vazhdoi Andersson.

Në fillim të këtij muaji, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Turqia “do t’i thoshte jo hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në NATO”, duke i akuzuar të dyja vendet për strehimin e “organizatave terroriste” kurde.

Tiranapost.al