Lajme nga Bota

Suedia nuk u mbyll në pandemi, por kush e pagoi koston më të lartë?

Suedia nuk u mbyll në pandemi, por kush e pagoi koston më të

Suedia është ndër vendet e pakta që në pandeminë e koronavirusit nuk vendosi masa të ashpra izolimi, madje u bë subjekt diskutimesh mes ekspertëve që thanë se po bën një gabim të madh. Por si është bilanci?

Për shkak të mungesës së masave dhe ndjenjës se gjërat nuk janë dhe aq anormale, pasi shumë biznese dhe shkolla u mbajtën hapur, qytetarët thonë se nuk janë ndjerë dhe aq të stresuar apo të shqetësuar.

Në fakt, ekonomia e Suedisë ka pësuar rritje në krahasim me vendet e tjera. Edhe pse shkallë papunësie pati në një % të vogël.

Po 'koston' kush e pagoi?

Të moshuarit ishin më të pambrojturit në Suedi nga koronavirusit. Vdekjet në azile dhe nëpër shtëpi përfshinë gjysmën e të gjitha vdekjeve, edhe pse autoritetet rekomanduan që të shmangen takimet me të afërmit e moshuar.

Dhe një nga problemet e stafeve të azileve është se nuk patën pajisje të mjaftueshme për tu mbrojtur. Ata vijuan të shkojnë në punë, pavarësisht se me simptoma të virusit dhe duke infektuar të moshuar.

Suedia numëron 79,494 raste me të infektuar nga shpërthimi i pandemisë dhe 5,702 viktima.