Lajme nga Bota

Suedia po bëhet gati për valën e dytë të virusit, epidemiologu: Mund ta kemi rrotull për vite me radhë

Suedia po bëhet gati për valën e dytë të virusit,

Numri i viktimave në Suedi nga koronavirusi ka shënuar rënie, por qeveria u ka kërkuar autoriteteve shëndetësore të fillojnë përgatitjet për valën e dytë të pandemisë, që mund të shpërthejë në vjeshtë. ‘Rreziku nuk ka kaluar’, tha Ministrja e Shëndetësisë Lena Hallengren në një konferencë për shtyp, teksa njoftoi planet dhe mënyrën sesi Suedia duhet të veprojë shpejt në rast se ka një rritje të infeksioneve.

Qeveria suedeze urdhëroi katër autoritete- Agjencinë e Shëndetit Publik, Bordin Kombëtar të Shëndetit dhe Mirëqenies, Agjencinë e Produkteve Mjekësore dhe Agjencinë e Emergjencave Civile si dhe bordet administrative të qarkut të vendit për të filluar hartimin e planeve për valën e dytë.

‘Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por nëse ka një valë të dytë ka të ngjarë të shpërthejë në grupime -siç është shpërthimi në industrinë e minierave Gwllivare në veri të Suedisë’ , tha Hallengren duke shtuar: "Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kemi plane rajonale, jo vetëm kombëtare".

Suedia po bëhet gati për valën e dytë të virusit,

Qeveria Suedeze gjithashtu udhëzoi Agjencinë e Shëndetit Publik që të hartojë skenarë të ndryshëm për mënyrën sesi virusi mund të vazhdojë të përhapet në Suedi këtë vit, përfshirë numrin e infeksioneve dhe vdekjeve.

Më shumë se 5.400 njerëz kanë vdekur që kur Suedia zbuloi rastin e parë të infektuar me 31 janar.

Pothuajse gjashtë muaj më vonë numri i vdekjeve po bie, edhe numri i pacientëve në kujdesin intensiv. Por situata mbetet e pasigurt. Një valë e dytë mund të varet pjesërisht nga masat që vazhdojnë të ndjekin njerëzit ose jo.

Epidemiologu Bjorn Olsen, i cili ka qenë kritik ndaj strategjisë së Agjencisë së Shëndetit Publik, ka thënë për gazetën Dagens se nuk mendon që do ketë valë të dytë, por ka të ngjarë që virusi të jetë rreth nesh për shumë vite, me rrezik për ato grupime njerëzish që nuk respektojnë masat.

Suedia po bëhet gati për valën e dytë të virusit,

Agjensitë qeveritare dhe bordet administrative të qarqeve duhet të paraqesin raportet e tyre përfundimtare deri më 1 shtator.