Suedia rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër COVID-19

Suedia po rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër Covid-it për njerëzit që janë më të rrezikuar ndaj sëmundjes, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe personat mbi 65-vjeçare.
Autoritetet shëndetësore kanë thënë se shteti duhet të jetë i përgatitur për një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër.
“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar sëmurjen e rëndë dhe vdekjet”, ka thënë ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren.
“Në përgjithësi, rreziku i sëmurjes serioze është i vogël për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, të cilët janë vaksinuar me tri doza, mirëpo rreziku rritet me moshën dhe ndryshon varësisht nga grupi”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, shefe e Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik.
Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia nuk ka vendosur masa kufizuese.Nuk ka zbatuar kurrë masa izolimi, dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në përgjegjësi individuale.