Lajme nga Bota

Sugjeroi fundosjen e anijeve shqiptare në 1997, ish-kreut të Parlamentit Italian i sekuestrohen miliona euro dhe 3 Ferrari

Sugjeroi fundosjen e anijeve shqiptare në 1997, ish-kreut të

Guardia di Finanza i ka sekuestruar, Irene Pivetti. një ish-kryeparlamentare të kuvendit italian dhe bashkëshortit të saj 4 milionë euro dhe tre makina luksi të tipit Ferrari.

Sipas autoriteteve, ccifti kishte gënjyer shtetin duke mos paguar taksa nga shitja e disa mjeteve luksoze në vende të ndryshme, nga Hong Kong në Britaninë e Madhe, Poloni dhe Spanjë, që kalonin pronësi falë disa shoqërive anonime fiktive, të krijuara nga Pivetti.

Sugjeroi fundosjen e anijeve shqiptare në 1997, ish-kreut të

Ish-politikane ka një lidhje famëkeqe me Shqipërinë, Në vitin 1997, Irene Pivetti, tronditi opinionin publik me deklaratat e saj mbi emigrantët shqiptarë në kohën kur ishte në krye të parlamentit italian.

“Klandestinët shqiptarë duhet të hidhen sërish në det. Dhe po iu përgjigjën forcave të rendit, anijet e tyre duhet të fundosen”.

Më pas ajo ka deklaruar se është penduar për atë fjali, kur nuk u rizgjodh si deputete. Praktikisht karriera e saj politike u mbyll në vitin 2001.

Tiranapost.al