Lajme nga Bota

Suksesi i Kubës për vaksinën kundër Covid mund të rrisë shpresat për përparim në vendet me të ardhura të ulëta

Suksesi i Kubës për vaksinën kundër Covid mund të
Kuba ka vaksinuar një përqindje më të madhe të popullsisë së saj kundër Covid-19 sesa pothuajse të gjitha kombet më të mëdha dhe më të pasura në botë. Në fakt, vetëm Emiratet e Bashkuara Arabe krenohen me një rekord më të fortë vaksinimi.

Ishulli i vogël i Karaibeve i drejtuar nga komunistët e ka arritur duke prodhuar vaksinën e tij kundër Covid.

Deri më sot, rreth 86% e popullsisë Kubane është vaksinuar plotësisht kundër Covid me tre doza, dhe 7% të tjerë janë vaksinuar pjesërisht kundër virusit, sipas statistikave zyrtare të përpiluara nga ‘Our Ëorld in Data’.

Këto shifra përfshijnë fëmijë nga mosha dy vjeç, të cilët filluan të marrin vaksinën disa muaj më parë. Autoritetet shëndetësore të vendit po aplikojnë vaksina përforcuese për të gjithë popullsinë këtë muaj në një përpjekje për të kufizuar përhapjen e variantit shumë të transmetueshëm omikron Covid.

Vendi prej rreth 11 milionë banorësh mbetet i vetmi vend në Amerikën Latine dhe Karaibe që ka prodhuar vetë një vaksinë për Covid.

Sektori i bioteknologjisë së Kubës ka krijuar pesë vaksina të ndryshme kundër Covid, duke përfshirë Abdala, Soberana 02 dhe Soberana Plus dhe të gjitha këto ofrojnë mbi 90% mbrojtje kundër Covid simptomatike kur merren tre doza siaps Kubës.

Të dhënat e provës klinike të vaksinave të Kubës nuk i janë nënshtruar ende rishikimit shkencor ndërkombëtar nga kolegët, megjithëse vendi është angazhuar në dy shkëmbime virtuale informacioni me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të nisur procesin e Listës së Përdorimit Emergjent për vaksinat e saj.

Ndryshe nga gjigantët farmaceutikë amerikanë Pfizer dhe Moderna , të cilët përdorin teknologjinë mRNA, të gjitha vaksinat e Kubës janë vaksina proteinash nën-njësi, si vaksina Novavax. Në mënyrë thelbësore për vendet me të ardhura të ulëta, ato janë të lira për t’u prodhuar, mund të prodhohen shpejt dhe nuk kërkojnë ngrirje apo temperature të ulëta për t’u ruajtur.

Megjithatë, që kjo të realizohet, OBSH-ja duhet dhe mund të aprovojë vaksinat e Kubës. Procesi i verifikimit të OBSH-së përfshin vlerësimin e objekteve të prodhimit ku zhvillohen vaksinat, një pikë që zyrtarët shëndetësorë të Kubës thonë se ka ngadalësuar progresin.

Vicente Verez, kreu i Institutit të Vaksinave të Kubës Finlay, i tha Reuters muajin e kaluar se agjencia shëndetësore e OKB-së po vlerësonte objektet prodhuese të Kubës në një “standardi të botës së parë”. Miratimi nga OBSH do të ishte një hap i rëndësishëm për t’i bërë vaksinat të disponueshme në të gjithë botën.

‘Rëndësia e madhe’
Miratimi i mundshëm i OBSH-së për vaksinat e Kubës kundër Covid të prodhuara në nivel kombëtar do të kishte “një rëndësi të madhe” për vendet në zhvillim.

Kjo pasi, është e rëndësishme të kihet parasysh është se vaksinat nuk kërkojnë temperatura shumë të ulëta për të cilat Pfizer dhe Moderna kanë nevojë, kështu që ka vende, veçanërisht në Afrikë, ku nuk mund të ruhen për përdorim.

Gjithashtu Kuba, ndryshe nga vendet e tjera apo kompanitë farmaceutike, ka ofruar të angazhohet në transferimin e teknologjisë për të ndarë ekspertizën e saj të prodhimit të vaksinave me vendet me të ardhura të ulëta.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus paralajmëroi muajin e kaluar se një “tsunami” i rasteve të Covid-it i nxitur nga varianti Omicron ishte “aq i madh dhe aq i shpejtë” sa kishte përfshirë sistemet shëndetësore në mbarë botën.

Tedros përsëriti thirrjen e tij për shpërndarje më të madhe të vaksinave për të ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta të vaksinojnë popullsinë e tyre.