Lajme nga Bota

Sunak: Taksat në Britani do të rriten për të parandaluar një kolaps ekonomik

Sunak: Taksat në Britani do të rriten për të parandaluar

Rishi Sunak është shprehur se taksat e të gjithëve duhet të rriten për të parandaluar një tjetër kolaps ekonomik. Sunak tregoi gjithashtu se vendi mund të përballet me probleme ekonomike për vite me radhë, por se qeveria dëshironte të ulte taksat.

‘’Një pjesë e punës sonë nuk është vetëm të rikthejmë stabilitetin në sistem, gjë që do ta bëjmë, por është gjithashtu të vendosim themelet që ekonomia të rimëkëmbet dhe të rritet. Në fund të fundit, kjo është ajo që ne të gjithë duam të shohim. Kjo është mënyra se si ne do të jemi në gjendje të ulim taksat e njerëzve me kalimin e kohës dhe të mbështesim shërbimet publike", tha Sunak.